Fernandes: Nëse klubi dëshiron mund të largohem  

22 maj 2025 | 12:50

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes ka thënë se është i gatshëm të largohej nga Manchester United nëse nuk është më i mirëpritur në klub. Humbja nga Tottenhami në finalen e Ligës së Evropës ka lënë shije të hidhur te United, por mund të ketë edhe një efekt negativ në ekip, ku drejtuesit mund të detyrohen të shesin lojtarë.

“Gjithmonë kam qenë i ndershëm”, ka thënë fillimisht kapiteni i ekipit pas humbjes 1-0 të United ndaj Tottenham Hotspur në finalen e Ligës së Evropës.

“Nëse klubi mendon se është koha të ndahemi sepse dëshiron të fitojë para ose diçka të tillë, kështu është. Futbolli ndonjëherë është kështu. Gjithmonë kam thënë se do të jem këtu derisa klubi të më thotë se është koha për t’u larguar. Jam i etur të bëj më shumë, që të jem në gjendje ta çoj klubin në ditët e mëdha. Ditën që klubi mendon se jam i tepërt ose është koha të ndahemi, futbolli është kështu, nuk e di kurrë. Por unë gjithmonë e kam thënë dhe e mbaj fjalën time në të njëjtën mënyrë”, ka deklaruar Fernandes.

Ndryshe, United dështoi të shpëtojë sezonin më të dobët në historinë e tyre të kohëve të fundit, duke humbur në Bilbao për t’i dhënë Tottenhamit trofeun e parë në 17 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër dhe…