 
                    Fernandez kërkon të largohet në verë nga Chelsea
                07 shkurt 2024
                |  13:45
            
        Futbollisti Enzo Fernandez nuk është i kënaqur në klubin e Chelseat dhe po mendon të largohet gjatë verës.
Argjentinasi ishte një nga transferimet më të bujshme të Chelseat në merkaton e dimrit 2023, për të cilin shpenzoi 121 milionë euro.
Megjithatë, agjentët e Fernandez po shohin mundësitë ku mund të lëvizë mesfushori, pasi nuk e sheh të pëlqyeshme vazhdimësinë te Chelsea. Futbollisti në fjalë i kushtoi Chelseat 106 milionë paund ku u transferua nga Benfica.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        