
Feronikeli transferon lojtarin e St. Gallenit
27 gusht 2025
| 11:50
Feronikeli 74 ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin e St. Gallenit, Noah Yannick.
“FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin tonë më të ri, Noah Tankeu Yannick Joachim Zacharie. I lindur më 11 mars 2004 në Kamerun, Noah është një mesfushor energjik dhe kreativ, që sjell shpejtësi, forcë dhe fantazi në fushën e lojës. Ai vjen nga FC St. Gallen në Zvicër, ku gjatë kohës së tij pati mundësinë të përballej edhe me kundërshtarë të mëdhenj evropianë si Villarreal CF dhe ACF Fiorentina, duke fituar përvojë të çmuar ndërkombëtare”, ka njoftuar klubi nga Drenasi.
Feronikeli 74, ka theksuar se “me talentin dhe përkushtimin e tij, jemi të bindur se Noah do të jetë një shtyllë e rëndësishme për skuadrën tonë”.