
Festa e Flamurit i bën bashkë deputetët e PDK-së dhe AAK-së
27 nëntor 2020
| 11:23
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së pavarësisht mospajtimeve duket se janë pajtuar sot për një çështje në Kuvend të Kosovës.
Bashkë këto dy parti, që njihen për raporte jo fort të mira mes vete i ka bërë festa e flamurit.
Kështu ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Edhe pse na ndajnë partitë, na bashkon Festa e Flamurit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.