FFK-ja: Kosova renditet e 41-a në listën e “Fair-Play” të UEFA-s
04 dhjetor 2025
| 11:42
Kombëtarja e Kosovës në futboll është renditur e 41-a në listën e UEFA-s për sa i përket “fair-play”-it.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka vlerësuar se ky është një tjetër tregues i përkushtimit, disiplinës dhe frymës sportive në fushë.
“FFK-ja me ekipet kombëtare dhe klubet e saj janë të përkushtuara për respekt, lojë të pastër dhe sportivitet të cilat po japin rezultat. Krenarë për progresin dhe vlerat që po ndërtojmë”, është thënë në njoftimin e FFK-së.




