
Fillim i vështirë për “FC Kosova” në Landeslige
18 gusht 2025
| 15:47
Ka nisur me humbje aventura e re e skuadrës sonë në kampionatin e Landesligës. Edhe pse loja ishte e barabartë dhe shpeshherë me më shumë raste shënimi për ekipin tonë, skuadra kundërshtare shfrytëzoi më mirë mundësitë dhe e fitoi derbin e Dyseldorfit me rezultat të ngushtë 3–2.
Kjo ishte java e parë e kampionatit dhe FC Kosova ka ende nevojë për kohë që lojtarët të ambientohen me njëri – tjetrin, pasi përbërja e skuadrës është e re, me rreth 60% ndryshime.
Golat për ekipin shqiptar të Duseldorfit u shënuan nga E. Zendeli në minutën e 14-të dhe F. Ahmeti në minutën e 58-të, duke ngushtuar rezultatin nga 3–1 në 3–2.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet pas një jave kundër ekipit të Remscheid, në orën 15:00, në fushën e tyre.
Forca FC Kosova!