Filloi asfaltimi i rrugës “Pavarësia” në qytetin e Malishevës

13 gusht 2021 | 13:10

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të asaj rrugore, të premten në qytetin e Malishevës, përkatësisht në lagjen Veselaj, ka filluar asfaltimi i rrugës “Pavarësia” në gjatësi prej 500 metrave. Kjo rrugë është zgjeruar dhe bashkë me asfaltimin e saj, është ndërtuar edhe trotuari.

Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, e kanë parë nga afër edhe drejtori komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina, ai i Gjeodezisë, Bashkim Krasniqi dhe drejtori për financa, Valon Mazreku, të cilët janë takuar edhe me banorët e lagjes Veselaj.

Drejtori Morina i ka uruar banorët për rregullimin e rrugës kryesore, ku përveç zgjerimit dhe asfaltimit, është ndërtuar edhe trotuari, si dhe janë larguar edhe shtyllat e energjisë elektrike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ia ka besuar të riut Albert Maxhuni kandidaturën…