
Filloi implementimi i projektit “Fuqizimi i transparencës mbi të drejtat e njeriut në Kosovë”
08 prill 2021
| 21:38
Të enjten ka filluar implementimi i projektit “Fuqizimi i transparencës mbi të drejtat e njeriut në Kosovë”, projekt që mbeshtetet nga Community Development Fund – CDF.
Lajmi është bërë me dije nga IKMK përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Në këtë njoftim thuhet se të drejtat e njeriut dhe mediet janë dy komponentë të rëndësishëm të shoqërisë, për të cilat do të mbahen aktivitete me aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të rinj që i perkasin medieve dhe shoqërisë civile.