
Fillon asfaltimi i rrugës Moronicë-Gjocaj-Jasiq
10 tetor 2020
| 19:44
Sot, ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh Junikun me fshatrat Jasiq-Gjocaj, ankesi rrugor përmes parkut Moronica, projekt që ofron infrastruktur të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët e fshatrave Gjocaj, Jasiq dhe qytetarët e Junikut që gëzojnë parcela në këtë zonë.
Projekti rrugor Moronicë-Gjocaj-Jasiq financohet nga fondet e Grantit të Përformancën së mirë Komunale për vitin 2020, ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, përfituese e të cilit grant është komuna e Junikut.
Projekti realizohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.