
Fillon asfaltimi në segmentin e dytë të rrugës “Bujar Roka në Gjakovë
Ka filluar asfaltimi në një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore, në zonën e qytetit të Gjakovës.
Pjesa e dytë e rrugës “Bujar Roka” tashmë është në fazën e dytë të punimeve, gjë që shumë shpejtë do të kthehet në një ndër zonat me frekuentimin më të madh të komunikacionit rrugor brenda qytetit.
Rreth tri kilometra gjatësi do të jetë pjesa që do të asfaltohet gjatë kësaj periudhe dhe gjithsesi që mbetet akoma punë për të bërë deri në finalizim të projektit.
“Ky projekt ka disa përparësi të jashtëzakonshme. Përfundimi i projektit do të sjell investime të mëdha në këtë pjesë, efektet e të cilit do të shihen në vitet në vijim. Punimet besojmë që do të finalizohen në mesin e pranverës së vitit të ardhshëm. Kemi rrugën që shkon përreth shtratit të lumit Erenik, në këtë projekt është paraparë që të rregullohet edhe shtrati i lumit”, ka thënë Ardian Gjini, kryetar i Komunës së s.
Ai ka shtuar se në të njëjtën kohë parashihet edhe ndërtimi i një ure këmbësore e cila do ta zhvendosë qarkullimin e këmbësorëve nga qyteti në Shkugëz, prej rrugës ku ecin tani, nëpër trotuare të ndriçuara deri tek terrenet e tenisit.
Investimet që po bëhen janë përfitim afatgjatë në lehtësimin e jetës së qytetarëve duke rritur gradualisht hartën zonale të banimit dhe zhvillimit ekonomik në tërësi.
(Q.R / Epoka e re)