
Fillon edhe numërimi i votave me postë
28 shkurt 2025
| 11:30
Në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve ka nisur numërimi i votave të diasporës nga votimit me postë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i këtyre votave po bëhet krahas atyre nga përfaqësitë diplomatike.
“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, ka thënë Elezi.