
Fillon me vonesë seanca e Kuvendit, Nagavci uron ditën e ushtrisë dhe festën e flamurit
27 nëntor 2020
| 11:08
Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e ditës së sotme me rreth një orë vonesë.
Kjo seancë është vazhdim i pikave të seancave të kaluara, të pranishëm në sallë janë 73 deputetë.
Seancën është duke e drejtuar Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes.
Ajo ka uruar festën e 28 Nëntorit e cila është nesër, si dhe ditën e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është sot.