Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

28 qershor 2025 | 10:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Tutje, nga KQZ njoftojnë se gjatë kësaj periudhe 63 ditore (28 qershor – 29 gusht 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose  duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turizmi është një ndër fushat më dinamike dhe inovative në…