Fillon pilotimi për lajmërimin në shtëpi për pensionistë

02 shkurt 2023 | 13:29

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile për qëllim të lajmërimit të pensionistëve në dhe mbi moshën 85-vjeçare, nëpër shtëpitë/banesat e tyre në regjionin e Prishtinës (Lajmërimet në shtëpi).

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.

“Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike [email protected] dhe është e kufizuar vetëm pensionistët që: a) Janë në apo mbi moshën 85 vjeçare (85+); b) Janë pensionistë të regjionit të Prishtinës; dhe c) Kërkesa është paraqitur së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve. Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e bën në emër të pensionistit. Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Në kërkesë pensionistët duhet të paraqesin edhe këto të dhëna: a) emri dhe mbiemri i pensionistit; b) numri personal i pensionistit; c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit); d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën. Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe luajti vetëm njëzetë minutat pjesës së parë ndaj…