Fillon tubimi i Vetëvendosjes, Kurti shpalos ofertën (Video)

13 janar 2018 | 15:42

Ka filluar tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në sallën e kuqe në Prishtinë.

Në këtë tubim Albin Kurti, si kandidat i vetëm i Vetëvendosjes, do të prezantojë ofertën e tij për kryetar të Lëvizjes.

Kurtit nuk i ka dalur asnjë kundër-kandidat. Në tubim nuk janë parë asnjë nga të dorëhequrit e fundit nga Vetëvendosje.

Tubimi ka filluar me intonimin e himnit shqiptar. Tubimi ka vazhduar me një fjalim të deputetes, Albulena Haxhiu, e cila ka përmendur të dorëhequrit duke thënë se edhe ata kanë kontribut për rritjen e Vetëvendosjes.

Por, Haxhiu ka veçuar Albin Kurtin si politikanin model në Vetëvendosje e në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të…