Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm

06 maj 2025 | 12:10

Kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen te Liqeni i Livoçit të Epërm.

“Një tjetër premtim po bëhet realitet. Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm”, ka thënë kryetari Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se premtimi elektoral, ndërtimi i qendrës rekreativo-sportive tek Liqeni i Livoçit të Epërm po vazhdon.

“Është njëri prej pak premtimeve që ka mbetur pa punuar dhe pa i kryer punimet deri në fund dhe faza e parë po përmbyllet”, ka shtuar Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mbërritjen e majit, rikthehet “Met Gala”, e konsideruar tashmë…