
Filmi “Era” i Parta Kelmendit vjen në Prishtinë , premiera sonte në Cineplex
Filmi “Era” i regjisores Parta Kelmendi nga sot do të shfaqet në kinemanë Cineplexx në Prishtinë. Kelmendi në emisionin “Bon Bon” në RTV21 është shprehur e lumtur për këtë,
“Unë mezi e kam prit këtë moment me nda këtë tregim bashkë me publikun, një publik i cili e kupton edhe filmin më mirë i cili ka kalu në periudha të ndryshme kështu që jam shumë e lumtur shpresojë që të vijnë sa më shumë edhe e ndajnë emocionin e tyre me filmin’’, ka thënë ajo.
Filmi “Era” i cili është shfaqur në në Festivalin e Filmit në Brooklyn të New Yorkut, ka marrë çmim po në këtë festival.
Në mes të qindra filmave të shfaqur në këtë ngjarje, aktorja Zana Berisha, u shpall “aktorja më e mirë” e festivalit.
Filmi sjell rrëfimin e Erës, një vajzë e re që në vitet ’90 detyrohet të shpërngulet nga Prishtina në një fshat, ku përballet me rregulla të reja, sfida të brendshme dhe një vendim të madh për të ardhmen e saj.
Me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi, luajnë: Zana Berisha, Alban Ukaj, Armend Smajli, Irena Aliu, Maylinda Kosumovic, Allmir Suhodolli, Melihate Qena, Lum Veseli, Blerta Gubetini, producentë: Aferdita Saracini Kelmendi, Marija Dimitrova, koproducente: Belma Bajrami./21Media