Finale spektakolare për mbylljen e vitit: Egnatia dhe Dinamo City për Superkupën e Shqipërisë

26 dhjetor 2025 | 17:08

E diela, 28 dhjetor, rezervon një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Në stadiumin “Air Albania”, Egnatia dhe Dinamo City do të përballen në një duel që premton emocion, rivalitet dhe spektakël.

Kjo ndeshje nuk është vetëm një betejë për një trofe, por një përballje mes dy skuadrave që kanë spikatur në sezonin aktual dhe atë të kaluar. Të dyja ekipet synojnë ta mbyllin vitin futbollistik me sukses dhe të shtojnë në vitrinën e tyre trofeun e fundit të 2025-ës.

Për publikun neutral është një finale për t’u shijuar, për tifozët e Egnatias dhe Dinamo City një tjetër moment emocionesh të forta, ndërsa për vetë lojtarët një mundësi e artë për të kurorëzuar punën e bërë gjatë gjithë vitit.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City, do të zhvillohet të dielën në ora 19:00 në “Air Albania”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) është dënuar me 6 mijë euro nga…