Finalja e dytë zhvillohet nesër

06 maj 2025 | 15:48

Super finalet e “play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super sfida interesante. Beteja zhvendoset në Mitrovicë, ku të mërkurën nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja e dytë finale. Takimin e parë e fituan prizrenasit 84:77, për të krijuar epërsinë prej 1:0 në serinë finale.

Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës. “Xehetarët” synojnë fitoren për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa “Portokallezinjtë” për të krijuar epërsinë 2:0 dhe të afrohen te titulli.

Mitrovicasit synojnë mbrojtjen e titullit, kurse prizrenasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2018, kur e fituan për herë të parë dhe të fundit. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si të gjitha takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion dhe një atmosferë e jashtëzakonshme në Mitrovicë. Këto dy skuadra ishin përballur në finale të Kupës, ku fituan mitrovicasit. Ndërkohë, në garat e rregullta u përballën katër herë, me dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret erdhën si vendas, si për Bashkimin, ashtu edhe për Trepçën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…