Fiorentina dhe Arsenali në garë për Khediran

26 korrik 2019 | 17:49

Mediet italiane raportojnë se Fiorentina u ka kërkuar informacione Juventusit për Sami Khediran.

32-vjeçari, i cili është pjesë e bardhezinjve që nga viti 2015, kur u transferua nga Real Madridi, pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” gjatë kësaj vere.

Futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit Sarri derisa, përveç skuadrës italiane të Fiorentinës, interesim për shërbimet e tij ka treguar edhe Arsenali.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj…