Fiorentina insiston për transferimin e Asllanit

19 qershor 2025 | 15:29

Fiorentina nuk heq dorë nga transferimi i Kristjan Asllanit. Fiorentina ka bërë gati ofertën për mesfushorin shqiptar dhe së shpejti do ta kontaktoj skuadrën e Interit.

Asllani pëlqehet nga trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli që po insiston në transferimin e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë. 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Interin, ekip që është i gatshëm ta shesë për ofertën e duhur.

Fiorentina pritet të ofrojë deri në 20 milionë euro për Asllanin, i cili ka luajtur edhe për Empolin kurse sezonin e fundit ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në…