
Fiorentina leksion futbolli Napolit, fiton në stadiumin Maradona
08 tetor 2023
| 23:06
Napoli bie 1-3 në shtëpi përballë Fiorentinës. Skuadra e drejtuar nga Rud Garcia u mposht nga vjollcat, që dhanë një leksion futbolli.
Skuadra vendëse u kap në befasi në minutën e shtatë, Lucas Martinez Quarta goditi shtyllën me topin që përfundon në këmbët e Brekalos, i nuk zhgënjen duke e dërguar në rrjetë.
Sfida u barazua në stadiumin “Maradona” në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Osimhen shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga ai vetë.
Kur pritej goli i dytë i Napolit, që do të përmbyste rezultatin, Fiorentina kthen epërsinë me Bonaventurën, ndërkohë që Gonzalez vulos fitoren 1-3. Fiorentina shkon në kuotën 17 pikëve, po aq sa Juventusi i vendit të tretë.