Fisnik Asllani sërish në formacionin e javës në Bundesliga 2

12 maj 2025 | 14:31

Fisnik Asllani po lë gjurmë të forta në Bundesliga 2. Sulmuesi i Elversbergut dhe përfaqësueses së Kosovës është përfshirë në formacionin e javës së 33-të, pas një performance mbresëlënëse ndaj Eintracht Braunschweig.

Në fitoren bindëse 3-0, Asllani ishte protagonist absolut, shënoi një gol, asistoi një tjetër dhe udhëhoqi ekipin drejt suksesit. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.4 nga platforma prestigjioze “Sofascore”, duke e bërë një nga lojtarët më të dalluar të javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick pas fitores 4-3 kundër…