
Fisnik Asllani zyrtarisht tek Hoffenheimi deri më 2029
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani edhe zyrtarisht ka vazhduar bashkëpunimin me Hoffenheimin.
Të dielën, ekipi nga Bundesliga ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Asllanin.
Klubi gjerman ka thënë se Asllani ka firmosur kontratë agatgjate por mediumet gjermane kanë raportuar se ka rinovuar për tri vjet.
Me rinovimin e kontratës, Asllani do të jetë pjesë e Hoffenheimit deri në verën e vitit 2029.
Asllani këtë verë është kthyer tek Hoffenheimi pas huazimit tek Elversbergu në Bundesligën 2, ku sezonin e shkuar shkëlqeu me 18 gola.
Asllani kishte kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2026 dhe kishte ofertë nga Werder Bremeni këtë verë, por preferoi qëndrimin tek ekipi i tij.
“Jam shumë i lumtur që po vazhdoi kontratën me Hoffenheimin. Pas dy huazimeve, e kisha ndjenjën se puna me Hoffenheimin ende nuk ka përfunduar”, ka thënë Asllani.
Me këtë veprim, Hoffenheimi bëri të ditur se llogarit në shërbimet e Asllanit.