Fitim Krasniqi, shqiptari që po investon miliona në Hollywood

19 shtator 2025 | 12:07

Një emër i ri shqiptar po hyn fuqishëm në industrinë e filmit botëror. Fitim Krasniqi, producent dhe aktor, është bërë shqiptari i parë që ka investuar miliona dollarë në një projekt hollywoodian.

Filmi i tij i fundit, “Prisoner of War”, është xhiruar në Filipine dhe ka në rol kryesor aktorin e njohur Scott Adkins, për publikun i njohur si Boyka.

Ky projekt tashmë ka marrë shpërndarje globale dhe nga 19 shtatori do të shfaqet në të gjitha tregjet kryesore të botës. Filmi do të jetë i qasshëm në Amazon Prime, Google TV, Apple TV dhe shumë platforma të tjera online, ndërsa së shpejti pritet të arrijë edhe në Netflix.

Krasniqi është pronar i kompanisë Kras Production, me seli në New York dhe Prishtinë. Përveç “Prisoner of War”, ai ka realizuar edhe dy projekte të tjera madhore që do të vijnë së shpejti:

“Journalist Mission” – një film lufte i realizuar në Kosovë me aktorë ndërkombëtarë nga Hollywood-i,

“Boxing Kid” – filmi i parë në botë i xhiruar në Kosovë me aktorë të Hollywood-it.

Me këto projekte, Fitim Krasniqi jo vetëm që po e forcon profilin e tij si producent dhe aktor, por edhe po vendos Kosovën e shqiptarët në qendër të vëmendjes së industrisë globale të filmit.

Hollywood-i duket se ka gjetur tashmë një derë të re drejt Kosovës – dhe kjo derë mban firmën e një shqiptari. Pritjet janë që gjatë këtij viti dhe në vitet që vijnë, Kras Production të sjellë edhe më shumë filma të mëdhenj që do të bëjnë jehonë në mbarë botën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen…