
Fitojnë Clevelandi dhe Toronto, Golden State në krizë
Cleveland Cavaliers arritën një fitore “in-extremis” në “Quicken Loans Arena” përballë Charlotte Hornets 100-98, pavarësisht formës së jashtëzakonshme të Terry Rozier, autor i 35 pikëve për mysafirët. Morën më shumë vlerë në këtë përballje 23 pikët e Collin Sexton dhe “double double” të Kevin Love e Tristan Thompson.
Ndërkohë, kampionët në fuqi të NBA-së, Toronto Raptos, fituan 99-112 në parketin e Detroit Pistons, me “triple double” të Kyle Lowryt (20 pikë, 10 asistime dhe 10 rikuperime), ndërsa Pascal Siakam shtoi 26 pikë. 25 pikë e 13 “rebound” realizoi edhe Serge Ibaka. Nuk shërbeu për asgjë paraqitja e Andre Drummond, autor i 22 pikëve dhe 18 rikuperimeve.
Një kosh i shënuar 9 sekonda para rënies së sirenës nga Wendell Carter Jr. u dhuroi suksesin me vetëm një pikë diferencë 109-110 Chicago Bulls në transfertë me Washington Wizards. Lauri Markkanen spikati me 31 pikë, ndërsa Zach LaVine shtoi 24 pikë të tjera për Bulls. Në radhët e Wizards Davis Bertans realizoi 26 pikë, me Bradley Beal që shtoi edhe 22 të tjera.
Surpriza e mbrëmjes ishte pa dyshim humbja e Philadelphia 76ers përballë Miami Heat 104-108, pavarësisht “double double” (22 pikë e 19 “rebound”) të Joel Embiid. Spikati loja në grup e 76ers, me 5 lojtarë më shifra të dyfishta pikësh, kryesuar nga Kendrick Nunn (26) e Bam Adebayo (23).
New Orleans Pelicans triumfuan në shtëpinë e Minnesota Timberwolves me rezultatin 99-107, falë 34 pikëve të Brandon Ingram, ndërsa 27 pikët e Andrew Wiggins nuk i shërbyen për asgjë Minnesotas. Oklahoma City Thunder ndërkohë iu imponuan 126-122 Memphis Grizzlies, me protagonist kryesor gjermanin Dennis Schroder, më i miri mbi parket me 31 pikë. Në radhët e Grizzlies shënoi 27 pikë Brandon Clarke dhe 24 Jonas Valanciunas. /SS/
Rezultatet
Cleveland C. – Charlotte H. 100-98
Detroit P. – Toronto R. 99-112
Washington W. – Chicago B. 109-110
Philadelphia 76ers – Miami H. 104-108
Minnesota T. – New Orleans P. 99-107
Oklahoma C. – Memphis G. 126-122
Denver N. – Orlando M. 113-104
Dallas M. – Boston C. 103-109
Portland T. – Golden State W. 122-112