Fitojnë Golden State, Clippersat dhe Dallasi

24 shkurt 2021 | 17:07

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, derisa përballjet e zjarrta as kësaj radhe nuk munguan. Golden State Warriors kanë triumfuar ndaj New York Knicks me rezultat 114-106, e që nuk ishte aspak e lehtë për ta.

Fitore në këtë rreth ka regjistruar edhe Los Angeles Clippers që nuk lejoi befasi nga Washington Wizards, pasi i mposhtën 135-116. Për të arritur triumfin e madh, Cleveland Cavaliers është dashur që të djersitej më shumë ndaj Atlanta Hawks, pasi fituan 112-111.

Orlando Magic në anën tjetër ka pësuar disfatë ndaj Detroit Pistons me shifrat 105-93. Brooklyn Nets po ashtu mori një fitore më komode ndaj Sacramento Kings, pasi triumfuan me 127-118. Fitore më të ngushtë po ashtu mori edhe Dallas Mavericks që luajti ndaj Boston Celtics me rezultat 110-107.

Mund të thuhet se fitore më spektakolare mori Milwaukee Bucks që fitoi ndaj Minnesota Timberwolves me shifrat 139-112. Toronto Raptors në anën tjetër pësuan disfatë nga Philadelphia 76ers me shifrat 109-102. Fitore në këtë javë në NBA mori edhe Denver Nuggets në përballjen me Portland Trail Blazers me numrat 111-106.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas aksionit të…