Fiton Gjilani, barazon Prishtina

21 tetor 2023 | 17:10

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me skuadrën e fundit në renditje, Fushë Kosovën, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kushtrim Shabani, në minutën e 67-të. Për Gjilanin ishte fitorja e tretë në këtë edicion, derisa për Fushë Kosovën kjo ishte humbja e shtatë në këtë edicion.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka arkëtuar vetëm një pikë si mysafire e Feronikelit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” u mbyll pa gola (0:0). Kjo është ndeshja e shtatë radhazi që bardhekaltrit e kryeqytetit nuk arrijnë të gjejnë fitoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë…