Fitore të reja për Kastriotin e Prishtinën

11 shkurt 2019 | 14:46

Me fitore kanë vazhduar Kastrioti i Ferizajt e Prishtina, ndërsa dy pikë të reja e të vlefshme i fitoi edhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Kastrioti ka fituar si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:25. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin katër gola epërsi, 16:12. Për Kastriotin është fitorja e 14-të, ndërsa kjo skuadër i ka 28 pikë, aq sa edhe Besa Famgas. Prishtina është një hap prapa liderëve me 26 pikë në vend të tretë. Prishtina fitoi thellë ndaj Zhegrës në Gjilan me rezultat 45:19.

Vëllaznimi falë fitores ndaj Samadrexhës me rezultat 37:28 është ngritur në vend të pestë me 12 pikë. Vushtrria ka rënë në vend të gjashtë me 11 pikë. Samadrexha mbetet e fundit me 2 pikë. Java e 15-të ishte e para e stinorit pranveror.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së…