Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit

15 janar 11:34

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Naim Krasniqi paralajmëron ndryshimin e të kuptuarit të sotëm mbi polet magnetike, fushën magnetike, burimin dhe shpërndarjen e kësaj fushës magnetike

Koncepti i sotëm i shkencës mbi polet magnetike është i gabuar, në kuptimin se nuk i përgjigjet realitetit. Realiteti i ri është krejt ndryshe: fushat magnetike burojnë njëkohësisht nga të dyja polet magnetike të një magneti apo elektromagneti dhe asnjëherë nuk kthehen më aty prej nga kanë buruar. Prej këtej buron e reja tjetër: fushat e ndryshme rigjenerohen, me çka ndryshohet kuptimi i ligjit mbi ruajtjen e energjisë.

Një prurje e re është fakti se secili trup qiellor rreth të cilit rrotullohet të paktën një trup qiellor përbëhet nga pesë sfera. Për shembull, nga polet magnetike të tokës burojnë katër fusha magnetike, kurse një fushë antimagnetike buron jashtë poleve magnetike të tokës. Këto janë pesë sferat e tokës.

Një risi tjetër konceptuale është të kuptuarit se sferat e trupave qiellorë jashtë qendre janë të mbushura me energji të zezë. Secila sferë ka një ADN të caktuar. Energjia e zeze është e mbyllur nëpër sferat elastike, që kanë kufij elastik. Galaktika jonë është vetëm një sferë elastike brenda një sfere tjetër.

Përmes një qasjeje të re kuptohet se energjia brenda një sistemi të mbyllur, mund  të shndërrohet nga një formë në një formë tjetër, dhe secila formë shndërrohet në punë. Ky shndërrim brenda një sistemi shkakton rritjen e energjisë e cila transformohet në rritjen e punës.

 

Anomalitë e fushës magnetike

Gjatë historive të ndryshme të zbulimeve shkencore, shpeshherë thuajse komuniteti shkencor është pajtuar me ndonjë të arritur shkencore sado e gabuar të ketë qenë. Ky komunitet shkencor e ka marrë si vendimtar dhe të suksesshëm ndonjë arritje shkencore mbi një fenomen të caktuar.

Në këtë mënyrë ky komunitet shkencor me vetëdije apo pa vetëdije thuajse i ka mbyllë dyert ideve të tjera që i kontestojnë këto vendime qoftë edhe tejet të pasakta nëse janë. Një ndër këto fenomene është edhe të kuptuarit e fushës magnetike. Prandaj fusha magnetike e tanishme shkencërisht mendohet se njihet mirë që nga kohërat e hershme e deri në ditët e sotme.

Si një ligj fundamental i fushës magnetike konsiderohet që fusha magnetike buron nga poli magnetik i veriut dhe hynë në polin magnetik të jugut (S).

Në këtë mënyrë edhe kuptimi i fushës magnetike e cila buron nga poli magnetik i veriut dhe hynë në polin magnetik të jugut (S), është marrë si një problem që ishte zgjidhur shumë kohë më parë.

Mbi këtë bazë, realisht shumë zgjidhje janë bërë në kundërshtim me ligjet e natyrës në të cilën jetojmë. Se sa ne e kuptojmë realitetin e fushës magnetike, duhet t’i drejtohemi natyrës, ashtu që vetë natyra të flet dhe të na bindë mbi vërtetësinë e këtij fenomeni.

Duke u bazuar në një rastësi që më ka ndodhur po në këtë natyrë qoftë e paqëllimshme apo aksidentale kam zbuluar fushën antimagnetike, e cila fushë magnetike më ka dërguar te fusha antielektrostatike.

Por fusha antielektrostatike më riktheu në pikën fillestare, te fusha magnetike. Kthimi te fusha magnetike më mori përpara shumë ndryshime mbi të kuptuarit e logjikshëm dhe të bazuar në ligjet e natyrës të fushës magnetike.

Mbështetur në eksperimente të shumta, kam arritur në përfundim se të kuptuarit e fushës magnetike, ashtu sikurse e njeh fizika e tanishme, nuk është në përputhje me proceset që ndodhin në natyrë. Shih për këtë, personalisht e kontestoj konceptimin e tillë të fushës magnetike, të cilën edhe vetë e kisha pranuar si të vërtetë deri para disa vitesh.

Polet e fushës magnetike të magneteve permanent

Eksperiment 1

Në këtë eksperiment të thjeshtë dhe të kuptueshëm më mirë e marrim një magnet cilindrik (M). Mbi këtë magnet vendosim një pllakë të hollë nga plastika, e cila nuk ndikon në fushën magnetike. Pastaj gradualisht e shpërndajmë pluhurin e hekurit të hekurit (Fe) mbi këtë pllakë. Gjithashtu pluhuri i hekurit ka në përbërjen e tij fije të vogla cilindrike të hekurit, që na shërbejnë për ta kuptuar më mirë orientimin e këtyre fijeve të hekurit në fushën magnetike. Shiko figurën 1. a).

Analiza e parë i fushës magnetike

Duke u bazuar në këtë eksperiment vërejmë disa detaje që mund të konsiderohen si elemente kryesore të fushës magnetike, por që ju ka ikur shkencëtarëve nga vëmendja. Kjo ka të bëjë me burimin e fushës magnetike nga poli magnetik i veriut, dhe hyrjen e saj në polin magnetik të jugut (S), ashtu sikur shkenca e paramendon deri në ditët e sotme. Kjo nënkupton se dipolet magnetike (dm) si bartëse të fushës magnetike, ashtu sikur shkenca e paramendon burojnë nga poli magnetik i veriut dhe hyjnë në polin magnetik të jugut (S).

Por siç po shihet një pjesë e vijave të fushës magnetike që buron nga poli magnetik janë përpendikulare me sipërfaqen e këtij poli prej nga buron fusha magnetike. Që do të thotë se këto dipole magnetike (dm) që burojnë nga ky pol magnetik mbyllin këndin 90° shkallë me sipërfaqen e këtij polit magnetik ashtu sikur shihet në figurën 1. b).

Nga ana e tjetër bazuar në të njëjtën figurë 1. a), vijat e fushës magnetike që burojnë nga qendra e polit magnetik të veriut përshkruajnë një rrugë afërsisht të drejtë, të cilat e kanë formën e një konusi, maja e të cilit kalon nëpër qendrën e sipërfaqes së magnetit. Kurse konusi mbyllë një kënd afërsisht 45° shkallë nga qendra në drejtim të periferisë rreth tërë sipërfaqes së jashtme të magnetit në formë cilindri. Shiko figurën 1. c).

Kurse shpërndarja e kësaj fushe magnetike që buron nga poli magnetik i veriut  është e qartë, sepse shihen se grimcat e hekurit të cilat janë magnetizuar janë të shpërndara ashtu sikur shpërndahet fusha magnetike.

Analiza e dytë e fushës magnetike

Tërësisht ngjashëm i njëjti proces na paraqitet edhe te poli magnetik i jugut (S). Në të njëjtën mënyrë shihet qartë se edhe mbi polin magnetik të jugut (S), vijat e fushës magnetike shpërndahen në mënyrë identike ashtu sikur janë shpërndarë mbi polin magnetik të veriut. Figura 1. d).

Kështu që në mënyrë tërësisht të ngjashme vijat e fushës magnetike që burojnë edhe nga qendra e polit magnetik të jugut (S) përshkruajnë një rrugë afërsisht të drejtë, të cilat e kanë formën e një konusi, maja e të cilit kalon nëpër qendrën e sipërfaqes së magnetit. Kurse ngjashëm edhe te poli magnetik i jugut (S) konusi mbyllë një kënd afërsisht 45° shkallë nga qendra në drejtim të periferisë rreth tërë sipërfaqes së jashtme të magnetit në formë cilindri figura 1. d).

Kurse shpërndarja e kësaj fushe magnetike që buron nga poli magnetik i jugut (S) është gjithashtu e qartë, sepse edhe në këtë rast shihen se grimcat e hekurit të cilat janë magnetizuar, janë të shpërndara tërësisht ngjashëm edhe rreth polit magnetik të jugut ashtu sikur te poli magnetik i veriut (N).

Ngjashmëria në mes qendrave të poleve magnetike

Argument i parë

Siç po shihet nga fotografia e parë eksperimentale, vërtetohet qartë se janë tërësisht të ngjashme fusha magnetike mbi polin e veriut dhe fusha magnetike mbi polin magnetik të jugut (S). Kështu qe eksperimentalisht vërtetohet se kemi një simetri të qendrave përkatësisht konuseve mbi të dy polet magnetike.

Prandaj nëse fusha magnetike do të buronte nga poli magnetik i veriut ashtu sikur pretendohet sot nga shkenca, absolutisht nuk do të kishte marrë pluhuri i hekurit pamje të njëjtë mbi të dy polet magnetike, përkatësisht nuk do të kishim dy forma të konuseve identike mbi të dy polet magnetike.

Analiza e tretë e fushës magnetike

Mbi polin magnetik të veriut edhe pse e kam hedhur pluhurin e hekurit (Fe) në të gjithë hapësirën përmbi magnetin cilindrik, shihet se pluhuri i hekurit është bartur nga pjesa e afërt në drejtim të periferisë mbi polin magnetik të veriut, duke e lënë një zbrazëtirë (a) mbi pjesën e polit magnetik të veriut.

Kështu që në pjesën (a) mbi polin magnetik të veriut (N) nuk ka pluhur sepse është bartur një pjesë e pluhurit të hekurit mbi trupin e magnetit, kurse pjesa e tjetër është bartur në drejtim të periferisë ashtu sikur shihet në figurën 1. e).

Duke u bazuar në këtë pjesë eksperimentale, themi se forca e fushës magnetike e cila buron nga poli magnetik i veriut konsiderohet si një forcë shtytëse, dhe pikërisht kjo forcë shtytëse e fushës magnetike e largon pluhurin e hekurit nga pjesa (a). Kurse kjo pjesë me qendrën e polit magnetik të veriut e formon një kënd rreth 45° shkallë. Prandaj eksperimentalisht vërtetohet se largimi i pluhurit nga pjesa (a) tregon qartë se fusha magnetike buron nga poli magnetik i veriut, ashtu sikur shkenca e thotë edhe në ditët e sotme.

Analiza e katërt e fushës magnetike

Po të bazohemi në fushën magnetike të tanishme, do të duhej që kjo fusha magnetike që buron nga poli magnetik i veriut do ta largonte pluhurin e hekurit nga pjesa (a), dhe do ta barte mbi trupin e magnetit dhe do ta barte në drejtim të polit magnetik të jugut (S), dhe gjithsesi pluhuri do të gjendej para pjesës (c) të polit magnetik të jugut (S) ashtu sikur shihet në figurën 1. f).

Kurse eksperimentalisht vërtetohet se pamja e pjesës (c) mbi polin magnetik të jugut (S), shihet se është identike me pamjen e pjesës (a) që ndodhet mbi polin magnetik të veriut, kurse pluhuri i hekurit mungon mbi të dy pjesët (a) të polit magnetik të veriut, dhe pjesës (c) të polit magnetik të jugut (S).

Çka do të thotë se në mënyrë identike fusha magnetike nga poli magnetik i jugut (S) me forcë e ka larguar pluhurin e hekurit nga sipërfaqe (c) duke e bartur një pjesë drejtë periferisë, kurse pjesën tjetër e ka bartur mbi trupin e magnetit cilindrik.

Por ky eksperiment hedhë dritë mbi fushën reale magnetike që vepron mbi polin magnetik të jugut (S). Ky është një argument se po mos të buronte edhe fusha magnetike nga poli magnetik i jugut (S), nuk do të kishim një pamje të ngjashme mbi pjesën (a) dhe (c) të poleve magnetike. (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i…