Fizika simetrike, udhëtim drejt universit

16 korrik 2019 | 18:23

Fizikani Naim Krasniqi paralajmëron shembjen e themeleve të fizikës, duke përfshirë fushën e astronomisë, strukturën e brendshme të atomit, optikën, akustikën dhe shumë fusha të tjera që kanë një lidhshmëri me fenomene të njëjta. Kërkon një modifikim ekstrem të lëndës së fizikës dhe formimin e një dege të veçantë të fizikës e cila do të quhej fizika simetrike. Krasniqi, gjithashtu, hedh poshtë idetë e NASA-s, ESA-s mbi kolonizimin e Marsit

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Pa pranimin e këtij realiteti asnjë agjenci hulumtuese, duke përfshirë edhe agjencinë NASA, ESA, CNES nuk mund ta kuptojnë as ta zgjidhin misterin e jetës në tokë as në univers. Sado injorant ekstrem që kanë qenë ndaj meje dhe kërkesave të mia, këto shënime për ta dhe për të gjithë të tjerët janë një kushtetutë shkencore që duhet respektuar, prandaj këto agjenci që shpenzojnë miliarda dollarë për ta njohur universin, përmes teleskopëve nuk u duhen më shumë se 500 dollarë për të kryer të njëjtat eksperimente që i kam kryer unë.

Ta lexosh, nuk do të thotë se do ta kuptosh, dikush do ta kuptojë mos tani, më vonë, por shumëkush asnjëherë?

E falënderoj stafin e gazetës “Epoka e re”, por edhe të gjitha ato mjete të informimit që i marrin shënimet nga kjo gazetë dhe i botojnë.

E kuptoj fare mirë që një gazetë ditore të publikojë shkrime shkencore në një tirazh kaq të gjatë nuk është aspak normale, por kjo nuk është rruga që e kam zgjedhur, por e vetmja rrugë që më ka mbetur, në mënyrë që opinioni të sensibilizohet dhe të paktën ta kuptojë esencën e këtyre shkrimeve.

Kam provuar gjatë dhe në çdo mënyrë që të kontaktoj dhe të marr takime me institucione dhe njerëz kompetentë të kësaj fushe që t’i prezantoj këto ide të bazuara në argumente eksperimentale, por të gjitha kanë qenë të kota.

Këto kërkesa i kam bërë në institucione të ndryshme përmes postës së sigurt, me emra e mbiemra që argumentohen edhe përmes pranimit, duke përfshirë edhe agjencitë NASA (National Aeronatic ESA (The Europenan Space Agency) CNES (Centre National de Etudes Spatiales) dhe shumë e shumë të tjera.

Kam kontaktuar personelin që punon në INPI (Institut Nationale de la Propriete Industrielle) të cilët kanë tentuar që të më bëjnë takime me njerëz dhe institucione kompetente, por pa asnjë rezultat.

E gjithë kjo bllokadë, sipas informatave që kam, ka një argument, jam duke prekur tema shumë të ndjeshme në shkencë dhe askush nuk merr guxim ta pranojë një realitet të tillë, sepse pranimi i këtij realiteti do ta shkatërronte pjesën më të madhe të bazave të fizikës së tanishme, jo vetëm në fushën e astronomisë, por edhe strukturën e brendshme të atomit dhe shumë fusha të tjera.

Por, sipas mendimit tim personal, pengesë e takimeve mund të jenë emri, mbiemri dhe nacionaliteti, sepse pjesa më e madhe nuk janë të gatshëm ta pranojnë që një kosovar t’i përmbysë teoritë e institucioneve të tyre më bashkëkohore.

Madje këto teori do të zhvlerësonin edhe punën e agjencive të hulumtimeve të hapësirës, qoftë të NASA-s, ESA-s, të cilët kohë pas kohe japin informata të frikshme dhe të pavërteta mbi rrezikimin e tokës nga goditjet e trupave të tjerë qiellorë, goditjet e erërave diellore, dërgimin e njerëzve në planetin e Marsit, por duke mos sqaruar dhe duke mos e ditur aspak realitetin kush na sulmon, në cilën kohë na sulmon, pse na sulmon, kush na mbron dhe si na mbron?

Kur sulmohemi, si sulmohemi dhe kush është faktori kryesor që na mbron neve në tokë dhe e mbanë stabil universin nga shkatërrimi, është një forcë që nuk ka të bëjë aspak me një energji të zezë ashtu siç e quan shkenca e sotme, një energji që nuk vjen, nuk ka emër as burim.

Kjo forcë që e mban stabil universin, ka një emër dhe një burim. Prandaj, duke filluar nga fenomenet që ndodhin në natyrë duke kryer eksperimente nga më të thjeshtat deri tek ato më të ndërlikuarat, do të bindemi mbi praninë e kësaj force të pazbuluar deri më tani.

Për ta kuptuar më thjesht dhe më mirë praninë e kësaj force duhet kërkuar burimin e kësaj force, prandaj këtë forcë do të fillojmë ta kërkojmë nga disa fenomene që ndodhin në natyrë sot siç janë ciklonet dhe tornadot.

Ciklonet dhe tornadot si dy fenomene natyrore

Ciklonet janë stuhi në të cilat erërat rrotullohen rreth qendrës me shpejtësi të ndryshme. Diametri mesatar i tyre sillet prej 500 dhe 1000 kilometrash. Lartësia e tyre mesatare nga sipërfaqja është rreth 15 kilometra. Kurse, tornadot ndryshojnë nga ciklonet, sepse janë stuhi të dhunshme që ndryshojnë për nga forma dhe madhësia me ciklonet, si për nga diametri mesatar i tyre, që është rreth 100 metra, po ashtu, edhe për nga lartësia që shkon rreth 200 metra.

Forma e krijimit të cikloneve dhe tornadove

Edhe pse këto fenomene natyrore mendohet se shkaktohen gjatë ndryshimit të temperaturave, një gjë e tillë nuk është vërtetuar asnjëherë në laboratore të mbyllura që në ndonjë formë eksperimentale të ngacmohet një proces i tillë nga i cili do të buronte ndonjë stuhi sado e vogël, që do të rrotullohej rreth qendrës. Prandaj, sido që të jetë, ciklonet dhe tornadot janë fenomene natyrore që e kanë një origjinë, një burim dhe një forcë që e shkakton atë fenomen.

Por nëse bëhen analiza të detajuara, arrijmë në përfundim se këto fenomene natyrore krijohen gjatë proceseve kimike, përkatësisht gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve të ndryshme.

Në bazë të asaj se çfarë shihet e çka ndodh, këto fenomene shkaktohen gjatë një kontakti të drejtpërdrejtë të atomeve të tri elementeve (aX) (aY) (aZ) që e shkaktojnë fenomenin e tornadove dhe cikloneve, kurse prania e elementit të katërt janë atomet (aΩ) që e paralizojnë apo shpërndajnë masën e atomeve të lartcekura.

Ngjashëm sikur ciklonet edhe tornadot krijohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të tri elementeve (aX) (aY) (aZ).

Gjatë këtij procesi formohet një bërthamë, nga e cila burojnë valë që rrotullohen rreth bërthamës, të cilat valë gjatë rrotullimit formojnë erëra të fuqishme ku shpejtësia e tyre varet nga madhësia e bërthamës.

Bazuar në dy rastet e lartpërmendura ku gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY) formohen ciklonet, kurse për ndryshim nga ciklonet, tornadot formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve të (aX) dhe (aZ), çka do të thotë se sikur ciklonet ashtu edhe tornadot kanë një element të përbashkët (aX). Kurse prania e elementit (aΩ) gjatë këtij reaksioni e paralizon apo e shpërndan elementin (aX) me çka bëhet shuarja e cikloneve dhe tornadove.

Nga bërthamat e cikloneve dhe tornadove burojnë valë që shpërndahen në dy drejtime. Valët që shpërndahen dhe rrotullohen rreth qendrës në drejtim të boshtit (x) formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY), prandaj boshti (x) paraqet gjerësinë përkatësisht diametrin e cikloneve, kurse boshti (y) paraqet lartësinë e cikloneve (shih figurën 1).

Kurse valët që shpërndahen dhe rrotullohen rreth qendrës në drejtim të boshtit (y) formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aZ), prandaj boshti (y) paraqet lartësinë e tornadove, kurse boshti (x) paraqet gjerësinë e tornados (shih figurën 2).

Formimi i planetit të tokës

Para krijimit të tokës i gjithë universi ishte i mbushur me atome të elementeve të ndryshme qoftë në gjendje të lëngët, të ngurtë apo të gaztë. Duke mos u ndalur në reaksionet e tjera të elementeve që ndodheshin në univers, ne do t’i cekim vetëm reaksionet që ndodhin gjatë bashkëveprimit të katër elementeve (X.Y.Z.Ω) të cilat gjendeshin në gjendje të lirë në univers, kurse atomet e të këtyre elementeve do t’i shënojmë (aX) (aY) (aZ) (aΩ).

Përreth hapësirës ku ka filluar krijimi i planetit tonë, gjatë bashkëveprimit të atomeve të dy elementeve (aX) dhe (aY) është formuar bërthama e ciklonit të tokës.

Valët që burojnë nga bërthama e këtij cikloni shpërndahen në drejtim të boshtit (x), në formë të një disku me diametër me qindra mijëra kilometra nga qendra, dhe me mijëra kilometra lartësi.

Ky disk i ciklonit të tokës nuk është asgjë tjetër veçse një disk krijues i planetit të tokës.

Cikloni apo disku krijues i planetit të Tokës rreth vetes ka filluar në të njëjtën kohë t’i tërheqë dhe t’i rrotullojë rreth bërthamës të gjitha elementet, pa marrë parasysh gjendjen e tyre të lëngët, të gaztë apo të ngurtë.

Së pari i ka tërhequr elementet e rënda rreth bërthamës në të cilat hyjnë materialet feromagnetike siç janë hekuri, nikeli dhe kobalti.

Në këtë mënyrë rreth bërthamës së ciklonit është formuar një sferë që përbëhet nga materialet feromagnetike, në veçanti hekuri dhe nikeli me një rreze prej 3846 km.

Përpos materialeve feromagnetike, bërthama e ciklonit ka tërhequr edhe elemente të tjera më të lehta duke formuar shtresa të tjera rreth sferës feromagnetike (shih figurën 3).

Por, ndryshe nga hapësira ku është krijuar cikloni, krijues i tokës në distanca dhe kohë të njëjta apo të ndryshme janë formuar edhe bërthama të tjera të tornadove dhe cikloneve.

Më afër bërthamës së ciklonit të tokës gjatë një reaksioni në mes atomeve të elementeve (aX) dhe (aZ) është formuar një fenomen tjetër që do ta quajmë bërthama e tornados elektromagnetike (Shih figurën 4). Vijon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë - Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana…