FJALA E PAPAGALLIT

01 mars 2021 | 11:06

Elife LUZHA

Për vetminë e Robinson Krussos
Foli papagalli mbrëmë
Malet narracionin e mësuan
Përmendësh
Por Krussoja kujt i tha
Vetmia më ndoqi
Duke kërkuar njeriun

IK

Kur të duash mbylle derën
Atje të presin kujtimet e mia
Janë kudo
Me ajër mbështjellë
Tek fole e thurrur
Me rrënjë zemre
Dhembja përtërin
Fuqinë
Ik
Shtratin
Me ëndrrat e mia
Shtroje
Në mëngjes
Shkundi mbi vesë
Dhe shkel mbi to
Unë do t’i thaj lotët
Tek pasqyrë e diellit
T’i i mbyllur tek dhembja
Jeto

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është kthyer skenës politike më…