FJALIMI I ALI AHMETIT NË 23 VJETORIN E THEMELIMIT TË BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

07 qershor 2025 | 20:24

Vëllezër e motra,
Të nderuara familje të dëshmorëve,
bashkëluftatë,
të plagosur,
invalidë të luftës,
të dashur bashkëdrejtues, bashkëveprimtarë të periudhave më të rëndësishme të popullit tonë,
në fundshekullin 20 dhe në fillimshekullin 21.
Të dashur anëtarë të BDI-së, të dashur të rinj dhe të reja.
BDI si sot, 23 vite më parë, në Tetovë, në Shtëpinë e kulturës, dhe në Sheshin e Tetovës u themelua Bashkimi Demokratik për Integrim. U bashkuam në këtë ditë, luftëtarë të lirisë, veprimtarë e të burgosur politik, intelektualë, përparimtarë, anti-regjimit, të diskriminuar, idealistë e misionarë.
23 vite, 18 cikle zgjedhore pa asnjë humbje.
Kjo dëshmon se themelet e BDI-së janë në një bazë të shëndoshë e të qëndrueshme, te gjaku i derdhur për liri, te sakrifica e panumërt e atdhetarëve dhe shqiptarëve të coptuar dhe diskriminuar që nga viti i pas përfundimit të luftës së dytë botërore 1945 deri në vitet e luftës 1998-2001.
Mbi këto themele, u dëshmua se ruhet historia e trashëgimia, për këtë arsye asnjë humbje.
Sepse çdo gjeneratë mbështeste gjeneratën që i printe, dhe ata që kanë lind në themelim të BDI-së, sot janë nga më të devotshmit sepse ata tanimë i kanë mbi 21 vite, dhe janë të reshtuar në të gjitha shtabet politike të BDI-së dhe nuk ka forcë të mund të përballet me këtë rini dhe të reja, që janë rrit me një edukatë tepër cilësore, atdhetare e kombëtare, por njëherit edhe integruese e afruese për standarde të mirëfillta që ne na afrojnë me Evropën, na bëjnë me dinjitet e të papërkulshëm në ndërtimin e vlerave që çojnë përpara kombin e qytetarët.
Para 23 vitesh shqiptarët në Maqedoni me adhurim, me një vetëbesim të plotë që ne do të jemi jetësues e materializues të idealeve të të rënëve, jo vetëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por të gjeneratave të tërë, që kishin sakrifikuar.
Vinin te unë, burra të moshuar, që ndjesë paçin sepse pjesa dërmuese nuk jetojnë tash, pas 23 vitesh, por që kishin mbledh vullnetarisht mjete për të mbajtur në këmbë Universitetin e Tetovës, Universitet i hapur me gjak.
Dhe vetëm një kërkesë e kishin, legalizojeni Universitetin e Tetovës. Ne të vetëdijshëm plotësisht që Universiteti po se po, por para nesh ishte një agjendë e tërë, jo vetëm legalizimi i Universitetit, por përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në të gjitha institucioneve, përfaqësimi i shqiptarëve në organe të rendit dhe të mbrojtjes, ndërtimi cilësor i universitetit.
Këto amanete ne na shërbyen si një busull dhe ne nuk bëmë vetëm legalizimin por hapëm edhe Universitetin e dytë “Nënë Tereza” në Shkup, amaneti i Hasan Prishtinës se vetëm me dije ne mund të ecim përpara.
Vazhduam përfaqësimin e drejtë në të gjitha institucionet.
BDI-ja dita ditës aftësoheshte, profesionalizoheshte në drejtim të dikastereve e të institucioneve të larta të shtetit, saqë për oponentët tanë, por edhe për përfaqësuesit e bashkëqytetarëve tanë, kolegëve tanë, ne u bëmë të tmerrshëm, me aftësitë e përgatitjet profesionale që bëmë.
Dhe një nga pengesat e politikanëve aktual, për fat të keq, është se ne na frikësohen, nuk qëndron ajo që e përdorin tash e shtatë vite se gjoja e korruptuar BDI-ja, me këto fraza e pallavra unë jam mësuar që në vitet e rinisë, më kanë quajtuar e na kanë quajtur neve lëvizjen studentore seperatistë, irredentistë, të paaftë, për këtë arsye po demonstrojnë e na prishin qetësinë dhe Kushtetutën e Jugosllavisë.
Ata të paaftit e asaj kohe sot ndërtojnë shtete në Ballkan dhe Evropë.
Kosovën dhe shtetformësinë në Maqedoni.
Pse ne kemi kërkuar, lërini këto çka thoni.
Të korruptuar e njëra tjetra. Udhëroni të bëjmë Veting, pse frikësoheni.
Urdhëroni të hapim hetim për prejardhjen e pasurisë të të gjithë funksionarëve në vend.
Urdhëroni të hapim hetime. Urdhëroni të hapim hetime mbi privatizimin, si ndodhi privatizimi në këtë shtet nga viti 91 e deri në vitin 2001.
Unë nuk them të fillojmë nga Krsitijani, nga unë të fillohet.
Kristijan mos u frikëso ti.

Këtij vendi i duhet afrimi e bashkërëndimi i politikave, duam spo s’duam, ky vend është i maqedonasve, i shqiptarëve, serbve, turqve, boshknjakëve, vllehëve, romëve, prandaj marrëdhëniet ndëretnike janë alfa dhe omega e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së këtij shteti.
Nuk e di pse i frikësojnë bashkëqytetarët tanë maqedonas se shqiptarët duan të ndajnë Maqedoninë.
Të nderuar bashkëqytetarë të mi maqedonas.
Nëse me dëgjoni me vëmendje, po të ishte ky projekti i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti do ta kishte bërë këtë në 2001.
Sepse aso kohe unë pata ofertë nga shteti, dhe unë kam konsideratë për Ljupço Georgievskin se është transparent, dhe atë që e mendon edhe e thotë.
Ai ma ofroi ndarjen, ai nuk është për shtete multietnike sepse thotë janë jofunksionale.
Dhe unë bëjë të kundërtën dhe vë si shembull Zvicrën, si mund të jetojë Zvicra me katër komunitete, dhe po ua preke Zvicrën t’i nxjerrin sytë nga balli.
Komuniteti gjerman, francez, italian dhe retoroman, që janë 0.9% dhe i kanë të gjitha të drejtat.
Lojaliteti i shtetit imponon, lojalitetin e qytetarëve.
Gjërat mos i bëjnë keq, mos krenohen se kanë shkel legjitimitetin e shqiptarëve, nuk është mirë për politikbërësit e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, ata duhet të reflektojnë, ata duhet të mësojnë nga e kaluara, sepse e kaluara është një shkollë e mirë për të gjithë ne.
Ky vend ka nevojë për demokraci të mirëfillt.
Për respektim të komuniteteve, ka nevojë të vendosen standarde evropiane, ashtu siç jemi në NATO, ta shpiem vendin në BE, nuk mund të jetojmë të izoluar, nuk mund të jetojmë në hasmëri e përplasje shekullore, as me Bullgarinë, as me Serbinë, as me Greqinë, as me Shqipërinë.
Të vendosen standarde guximshëm, ashtu siç vepruan gjermanët dhe francezët, dhe sot këto shtete jetojnë pa kufi, në harmoni dhe në një umbrellë të përbashkët në Bruksel.
Asgjë më shumë nuk kërkon BDI, por të instalohen standarde të mirëfillta evropiane.
Dhe neve partner na kanë në vazhdimësi edhe forcat politike në vend edhe ndërkombëtarët me të cilët një çerek shekulli kemi ndërtuar dhe kemi arritur shumë në përparimin e politikave të qëndrueshme në Maqedoni.
Ne nuk i ndajmë sukseset vetëm për vete.
Ky sukses ndahet bashkë me Amerikën, bashkë me Evropën, NATO.
Por ka edhe kontribues të vërtetë edhe nga komuniteti maqedonas, pavarësisht se shumica mendojnë mbrapsht dhe keq, dhe janë viktimë e terrorit psikologjik që ju bëhet çdo ditë nga partitë politike se shqiptarët duan ta ndajnë shtetin dhe ta marrin pjesën e vet.
Prandaj sa më parë që i heqin këto paragjykime, aq më mirë është për të gjithë ne qytetarët e Maqedonisë.
Kanë vendos përveç shkeljes së legjitimitetit, po bëhet një ndjekje e tmerrshme politike, përmes proceseve të montuara gjyqësore. Mund të gënjejnë dhe mund t’u heshin farsë syve atyre që nuk dinë dhe nuk i kanë provuar gjërat.
Por nuk mund të gënjejnë dhe t’i heshin hi syve të BDI-së.
Të gjitha proceset janë politike, si ato ndjekje që iu bëhet ministrave, si ndjekja që iu bëhet kryetarëve të komunave me qëllim të frikësimit, me qëllim që ata të braktisin politikat dhe përcaktimet e BDI-së. Unë iu thëm si bashkëqytetar i tyre, që kot e kanë.
Nuk frikësohen kuadrot, drejtuesit, funksionarët, kryetarët e komunave, nga presionet e shantazhet që iu bëhen.
Por nuk është mirë për shtetin, nuk është mirë për politikën në vend.
Këta tanët, që rrijnë si studentët te Menza, nuk bëjnë mirë.
A e shihni se si i kanë gry institucionet nga drejtuesit shqiptarë.
A e shihni se sa padrejtësi bëhen në punësime?
Të gjitha këto dikasteri për informim i publikon gati për çdo ditë, dhe ju jeni të njoftuar.
Kështu nuk ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme midis komuniteteve.
Prandaj, është mirë që të reflektojnë, e të tërhiqen pas.
Këta tanët te Menza e studentëve bëjnë mirë të ndjekin shembullin e Arben Taravarit.
Kur e pa ai se si degradohet çështja shqiptare, kur e pa ai se çfarë gozhash arkivolit të Marrëveshjes së Ohrit i vendosin, institucionet që bashkëpjesëmarrës janë edhe tanët aty, ai e braktisi, dhe ka bë mirë. Bëjnë mirë edhe ata që qëndruan aty, edhe ata të mos bëhen pjesë e hijes së zezë të historisë më të re të shqiptarëve këtu në vendin e vet, në Maqedoni të Veriut.
Gjithçka harrohet, e keqja që i bën kombit, kurrë e përjetë s’i hiqet as personit e as trashëgimtarëve, që është shumë e keqe për ata.
Ne jemi në komunikim me të gjitha forcat atdhetare e politike në vend. Jemi duke ndërtuar strategji për veprim.
Mos kujtojnë oponentët, se ne oponent kemi VMRO-në jo këta tanët.
Ne i ndjekim të gjitha zhvillimet politike, nuk është mirë për strategjitë që ndërtojnë ata, e them për strategjitë që ndërtojnë ata, që ne të gjitha detajet i dijmë dhe nuk do flas për detaje, por le ta dijnë që kanë një BDI tepër të organizuar dhe të etabluar, që do drejtësi e do ardhmëri.
Mos harrojnë, se me kush është marrë vetëm humbjen ka regjistru dhe referi e ka numëru!
Ne duam stabilitet në tërë rajonin, në veçanti jemi të interesuar për zhvillimet në Kosovë.
Atje zgjedhjet u bënë.
Zgjedhjet në bazë standardeve evropiane që Kosova dha një provim.
Mbase dikush thotë po çka përzihet Ali Ahmeti në Kosovë.
Unë këtu nga Shkupi i vjetër u them që më shumë se gjysmën e jetës ia kam kushtuar veprimtarisë sime në Kosovoë.
Në Kosovë partitë politike duhet të ulen.
Duhet të ulen nën umbrrellën e Presidentës së Kosovës, i vetmi autoritet që komunikon me komunitetin ndërkombëtar dhe ka autoritet kombëtar dhe ndërkombëtar.
Të ulen bashkërisht dhe të ndërtojnë një Memorandum me pika qëndrore se si do të arrihet tejkalimi i krizës dhe krijimi i institucioneve të Kosovës.
Dhe kjo është përgjegjësi e të gjitha partive politike për hartimin e këtij Memorandumi.
Kosova sot është nën sanksione të Evropës dhe Amerikës.
Kosova sot ka një sërë marrëveshjesh të dakorduara dhe nënshkruara me Serbinë, me ndërmjetësim amerikan dhe evropian.
Që kanë detyrime të dy palët, këto marrëveshje t’i realizojnë.
Kosova ka një sërë çështjesh për zgjidhje me Serbinë, duke filluar nga arkivat deri te sigurimet shëndetësore që i ka grabit Serbia, mos flasim për njohje reciproke. Dhe pa u bë një dakordësi mes partive politike se si do i zgjedhin këto çështje, tani shumë lehtë është të zgjidhjet kryetari i parlamentit. Problem nuk është Albulena Haxhiu. Problem është se si të arrihet te harimi i përkujtese kombëtare, për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe tani të ndërtohet një qeveri.
Një qeveri e shpëtimit kombëtar.
Por pa një dakordësi të tillë as nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit as nuk bëhet qeveria e shpëtimit dhe stabilitetit kombëtar.
Dhe ne, përderisa përzihen nga e tërë bota, pse ne mos përzihemi kur jemi të një gjaku, e aq më shumë që kemi kontribuar për atë vend.
Partitë politike në Front veprojnë dhe koordinohem, ashtu siç e thash edhe më lartë.
Jemi në kontakt me forcat politike dhe konstruktive në vend dhe mendojmë që në zgjedhjet lokale ne do jemi një Front i fortë në realizim të synimeve dhe qëllimeve tona për të qeverisë me sukses komunat.
Por ne gjithashtu fort jemi të përcaktuar që bashkë me zgjedhjet lokale të bëhen edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dhe ne kërkojmë që kjo të ndodh sepse shpëtim për ne dhe për të patur dhe krijuar stabilitet të qëndrueshëm politik, rrugëdalja e vetme është zgjedhjet e përgjithshme të mbahen bashkë me ato lokale.
Të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra, të rinj, urime 23 vjetori i Kështjellës së pamposhtur të juaj, BDI-së.
Rrofshi e qofshi e gëzofshi shumë e shumë përvjetorë të tjerë, dhe për këtë ju siguroj se themelet e BDI-së do i gëzojnë edhe gjenerata e gjenerata në vazhdimësi. Sepse themelet janë te sakrifica, të gjaku i derdhur për liri.
Falemnderit dhe mirëupafshim.

Ali Ahmeti,
Shkup, 05.06.2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi…