Flakë në motor, aeroplani i Deltas kthehet në aeroportin e Los Anxhelosit

20 korrik 2025 | 08:17

Një incident alarmues ka ndodhur në qiell mbi Kaliforni, kur një aeroplan i kompanisë Delta Air Lines është detyruar të kthehet menjëherë në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX), pasi një prej motorëve u përfshi nga flakët pak pas ngritjes.

Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Boeing 767-400, i cili ishte nisur drejt Atlantas, por vetëm minuta pas ngritjes, një zjarr në motorin e majtë ka detyruar ekuipazhin të ndërpresë fluturimin dhe të rikthehet në pistën e nisjes.

Pamjet e kapura nga toka tregojnë momentin kur zjarri përfshin motorin e majtë gjatë ngritjes së avionit, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim mes pasagjerëve.

“Fluturimi Delta është kthyer në Los Angeles pak pas ngritjes pas një problemi në motorin e majtë të aeroplanit”, ka thënë një zëdhënës për BBC-në, pa dhënë më shumë detaje për gjendjen e pasagjerëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Allen Muhiq ishte nëntë vjeç kur zbuloi se Advija dhe…