Flamengo interesohet për Ronaldon  

28 maj 2025 | 16:00

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Al Nassr ka nisur të lëvizë merkaton në prag të Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet në ShBA nga mesi i qershorit deri në mesin e korrikut.

Sipas disa zërave nga mediat ndërkombëtare, ylli portugez është futur në radarin e drejtuesve të Flamengos, të cilët do të jenë një nga klubet pjesëmarrëse në turne.

Megjithatë, duket se interesimi nuk është i ndarë nga të gjithë brenda klubit brazilian. Trajneri Filipe Luis dhe pjesa më e madhe e stafit teknik nuk janë të bindur për këtë operacion, ndërsa edhe drejtori sportiv i Flamengos, Jose Boto, ka sqaruar publikisht qëndrimin e klubit.

“Ne kemi objektiva shumë të qarta: duam të fitojmë kampionatin brazilian, të provojmë të marrim Libertadores, Kupën e Brazilit… Të synojmë të fitojmë gjithçka, nëse është e mundur. Dhe nëse nuk arrijmë, të paktën dy apo tre trofe këtu në Brazil”, u shpreh Boto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…