Flamur Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore 

27 qershor 2025 | 13:26

Deputeti demokrat në Shqipëri Flamur Noka ka dhënë një deklaratë pas daljes së tij nga SPAK ku u paraqit këtë të premte.

Noka tha se në Prokurorinë e Posaçme ishte thirrur për kallëzimet e bëra nga PD-ja për krimet zgjedhore.

Ai shtoi se në ambientet e SPAK konstatoi se “task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”, raporton Euronews.al.

“Sot krimi elektoral ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që partia demokratike ka paraqitur te SKAP-i i partisë duke nisur që nga Durrësi, që nga Vora, që nga Elbasani, që nga Shkodra, Fieri, Vlorë dhe gjithë Shqipëria. Unë isha për një sërë kallëzimesh që lidhen me krimin zgjedhor. Konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”, tha deputeti Noka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Milani nuk do të ketë një revolucion të mirëfilltë…