Flamurtari merr tri pikë ndaj Ferizajt, mbijetesa shumë afër  

28 qershor 2020 | 18:53

Flamurtari i Prishtinës ka vazhduar më formë të mirë në IPKO Superligë, pasi sot e mposhti Ferizaj me rezultat 3-2.

Shend Kelmendi shënoi një gol në pjesën e parë nga penalltia dhe një tjetër gol në pjesën e dytë, kurse shënues tjetër për kuqezinjtë ishte edhe Bashkim Shala. Ndërsa për mysafirët shënues ishin Bunjamin Asani dhe Kenan Orana.

Flamurtari me tri pikët e reja ka bërë një hap të madh drejtë mbetjes në elitë, pasi tash renditet në pozitën e shtatë më 36 pikë. Ndërsa gjerat për mbijetesë i komplikohen shumë Ferizaj. Kjo e fundit renditet në vendin e dhjetë me 26 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Dalladaku dhe Arelena Shala janë dy kadetët e parë…