Flasin nga familja Krivaqa: Dardani gjithmonë na ka sjellë telashe

24 gusht 2021 | 16:07

Pas arrestimit të Dardan Krivaqës si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O., ka reaguar familja e tij.

Vëllai i Dardan Krivaqës, Kastrioti përmes rrjeteve sociale i është drejtuar opinionit publik, ku fillimisht i ka shprehur ngushëllime familjes së 18-vjeçares, ndërsa është shprehur i tronditur me rastin ku është i përfshirë kryesor vëllai i tij, transmeton “Epoka e re”.

Kastroti shkruan se me krimin që ka bërë vëllai i tij ka njollosur dhe lënduar tërë familjen, ndërsa ka thënë se gjatë tërë jetës u ka sjellë probleme dhe se nuk i ka përfillur këshillat e familjes.

Shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:

Prindër, miq, farefis dhe qytetar te Ferizajit:

Pranonin ngushëllimet me të sinqerta që burojn thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm ket TRAGJEDI.

Ky Krim Makaber qe e beri “vella im” na la pa asnjë fjal të gjitheve. Vertet jemi të Traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin e bëri, Njollosi dhe Lendoi tër Familjen tone.

Gjate tër jetes na ka sjelle Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjeher nuk na ka degju dhe perfille keshillat tona.

Une si vella i Madhe jame perkujdesur per Familje qysh ne mosh shume te re nga se heret kame mbet pa Baba, por jame mundu qe “vellaun” ta kshilloj dhe Ndihmoj, por ai asnjeher nuk ka ndegjua askend.

Me rastim e Kapjes dhe Arrestimit te tije nga Policia e Kosoves, si dhe ndihmesis qe bene Qytetaret, Une i pergezoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja shqiptoj Denimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim Makaber do te Mobilizon te gjithe Neve per te i evitu Krimet, dhe te luftojm per Mireqenien e Femijeve tane.

Ne veçanti edhe njiher i shprehi ngushellime Familjes Osmani. Zoti ju dhasht force dhe gajret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria civile ka reaguar për mungesës të transparencës me rastin…