Flick: Do të luftojmë për të fituar

28 korrik 2025 | 16:23

Pas ndeshjes së parë miqësore të sezonit ndaj Vissel Kobe (3-1), trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencë për shtyp duke dhënë sinjale pozitive për nisjen e aventurës së tij në stolin blaugrana.

“E nisëm mirë, sidomos në 30 minutat e para. Më pas humbëm pak kontrollin, por pjesa e dytë ishte shumë e mirë”, deklaroi Flick, duke vlerësuar lojën e të rinjve si Dro dhe Jofre, ndërsa theksoi se të gjithë lojtarët duhej të aktivizoheshin të paktën për 45 minuta.

Për Rashford, që u bashkua me ekipin më vonë, tha: “Luajti më pak sepse ka nisur më vonë stërvitjen me topin”. Ndërsa për rikthimin e Gerard Martin pas dëmtimit: “Një rikthim pozitiv”.

Flick dha një mesazh të qartë për të gjithë tifozët: “Nuk do të jetë një sezon i thjeshtë, por as i kaluari nuk ishte. Luftuam për të fituar dhe do ta bëjmë sërish këtë vit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka…