
Flick e pranon se Real Valladolid prishi planin për ndeshjen kundër Interit
Barcelona kaloi një provë të rëndësishme për titullin e La Ligës përmes një fitoreje të vështirë 2-1 ndaj Real Valladolid.
Pas kësaj ndeshjeje, vëmendja tani do të zhvendoset te Milani më 6 maj, me atë ndeshje që Flick e ka qartë në mendje, pasi ai pranoi se performanca e Valladolidit detyroi një ndryshim në strategji.
“Planifikova që Pedri dhe De Jong të luanin vetëm nga 45 minuta secili. Por, do të doja gjithashtu që Raphinha dhe Lamine të luanin më pak minuta”, tha ai për Marca, transmeton Klankosova.tv
“Nuk jam i zhgënjyer nga askush. Bëmë nëntë ndryshime, janë të rinj, unë besoj tek ata.”
“Nuk ishte e lehtë. Pati disa gabime, tranzicione të shpejta, por Araujo dhe Christensen patën lojë të mira, ashtu si edhe Ter Stegen.”
Flick konfirmoi gjithashtu qëllimin e tij për të rikthyer Wojciech Szczesnyn në fushë për t’u përballur me Interin dhe Real Madridin javën e ardhshme, pavarësisht rikthimit të Ter Stegen në aksion.