
Flick: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por ia arritëm qëllimit
Skuadra e Barcelonës arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edhe përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit 3-1 ndaj Borussia Dortmund.
Fitorja në ndeshjen e parë 4-0 doli të jetë vendimtare për katalunasit të cilët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Trajneri Hansi Flick, pranoi se ekipi i tij nuk pati performancën më të mirë në çerekfinale, por ai ishte i emocionuar me qëllimin e tyre përfundimtar për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por ne ia arritëm qëllimit tonë”, ka thënë Flick.
“Ne kemi një ekip të madh dhe po, nuk luajtëm mirë. Por edhe kundërshtarët janë të mirë dhe po luanin në shtëpi dhe para tifozëve të tyre. Liga e Kampionëve është turneu më i mirë në botë, dhe kur arrin në gjysmëfinale, është fantastike për klubin, për ekipin dhe për ne gjithashtu. Është fantastike”, ka shtuar Flick.