Flutura Kusari inicion kallëzim penal kundër mbështetësit të LV-së që e ngacmoi për tre vjet

20 qershor 2025 | 12:06

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka njoftuar se ka bërë kallëzim penal për ngacmim ndaj Mentor Llugaliut.

Ajo në “Facebook” ka shkruar se është ngacmuar online nga Llugaliu për tre vjet radhazi.

“Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i pandehuri Mentor Llugaliu më ka ngacmuar online, në mënyrë të obsesionuar  për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime në ‘Facebook’ të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente”.

“Kjo vëmendje e padëshirueshme dhe e vazhdueshme nga ana e tij përmes postimeve denigruese është bërë me qëllim të më ngacmojë, të më frikësojë dhe të më sjellë shqetësim emocional mua dhe familjes time, gjë që ai ia ka arritur me sukses”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, Kusari ka thënë se ky ngacmim është bërë siç tha ajo “në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin tim në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së ku ai ka dështuar të bëhet anëtar”.

“Përmes postimeve, ai më mban mua përgjegjëse për faktin që deputetët nuk e kanë votuar atë për anëtar bordi të RTK-së”.

“Profili i tij është i mbushur përplot me ngacmime online edhe ndaj grave të tjera që janë prezente në jetën publike. Prandaj, jam e bindur që qëllimi kryesor i ngacmimit dhe ofrimit të platformës së tij që edhe të tjerët të më ngacmojnë ka qenë dhe mbetet që të më dehumanizojë dhe të më largojë mua dhe gratë e tjera nga jeta publike”.

“Tash është në dorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës të vendosë për këtë rast të ngacmimit të obsesionuar online që ka zgjatur tre vite”, ka thënë ajo.

Kallëzimi penal është përgatitur nga Kosovo Law Institute/Instituti i Kosovës për Drejtësi, ndërsa Kusari përfaqësohem nga avokatja Albulena Ukimeri.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Kallëzim penal për ngacmim të obsesionuar online trevjeçar
Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i pandehuri Mentor Llugaliu më ka ngacmuar online – në mënyrë të obsesionuar – për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime në Facebook të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente.
Kjo vëmendje e padëshirueshme dhe e vazhdueshme nga ana e tij përmes postimeve denigruese është bërë me qëllim të më ngacmojë, të më frikësojë dhe të më sjellë shqetësim emocional mua dhe familjes time, gjë që ai ia ka arritur me sukses.
Ngacmimi me përmbajtje edhe kërcënuese dhe seksuale dhe përndjekja trevjeçare online në mënyrë obsesive nga i pandehuri Llugaliu, është bërë në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin tim në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së ku ai ka dështuar të bëhet anëtar.
Përmes postimeve, ai më mban mua përgjegjëse për faktin që deputetët nuk e kanë votuar atë për anëtar bordi të RTK-së.
Profili i tij është i mbushur përplot me ngacmime online edhe ndaj grave të tjera që janë prezente në jeten publike. Prandaj, jam e bindur që qëllimi kryesor i ngacmimit dhe ofrimit të platformës së tij që edhe të tjerët të më ngacmojnë ka qenë dhe mbetet që të më dehumanizojë dhe të më largojë mua dhe gratë e tjera nga jeta publike.
Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim.
Tash është në dorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës të vendosë për këtë rast të ngacmimit të obsesionuar online që ka zgjatur tre vite.
Kallëzimi penal është përgatitur nga Kosovo Law Institute/Instituti i Kosovës për Drejtësi, ndërsa unë përfaqësohem nga avokatja Albulena Ukimeri.
Për të interesuarit rreth këtij rasti, këtu mund të gjeni
Letrën mbështetëse nga 13 organizata ndërkombëtare të botuar sot- https://www.ecpmf.eu/kosovo-steadfast-support-for…/…
Kallëzimin penal kundër të pandehurit Llugaliu – https://docs.google.com/…/1NED91DIZSQesFGI9n…/edit…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja pësoi humbje nga Botafogo (0-1), në ndeshjen e Botërorit…