Foda, trajneri i ri i Kosovës?

07 shkurt 2024 | 09:23

Që nga fundi i vitit të kaluar, kur edhe u shkarkua Primozh Gliha, kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner.

Është spekuluar rreth disa emrave që mund ta zënë vendin e sllovenit.

Tani, ka dalur edhe një emër i ri, ai i Franco Fodas.

Austriaku është i papunë që nga shtatori i vitit 2022, pas një periudhe të shkurtër të kaluar tek Zurichu.

57-vjeçari ishte edhe trajner i kombëtares së Austrisë duke arritur ta dërgojë në çerekfinalen e këtij kampionati.

“Tani jam gati për detyrën e re”, u shpreh ai në një intervistë për gazetën Salzburger Nachrichten.

Ai konfirmoi se gjatë kësaj kohe ka pasur shumë oferta.

“Kam pasur shumë takime. Kishte oferta nga vendet arabe dhe evropiane. Ndër të tjera, një klub nga Arabia Saudite”, tha Foda rreth dy javë më parë.

Sipas gazetës, oferta ka pasur edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Salzburger Nachrichten, raporton se Franco Foda, u pa teksa zbriti nga avioni i cili ateroi në Vjenë, i ardhur nga Prishtina.

SN thekson se gjatë ditëve në vijim mund të ketë edhe ndonjë veprim konkret nga dyja palët, për të nënshkruar kontratën.

Kosova nuk arriti të kualifkohet për në Kampionatin Evropian “Euro 2024” që mbahet sivjet në Gjermani.

“Dardanëve” iu ka mbetur tani të përgatiten për Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i sheh…