
FOL, IKD dhe GLPS kërkojnë që përzgjedhja e Kryeprokurorit të kthehet në pikën zero
24 mars 2022
| 10:48
Koalicioni i OJQ-ve, FOL, IKD dhe GLPS, ka kërkuar që përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit të anulohet, pasi sipas tyre ky proces ka dështuar dhe se asnjë nga kandidatët nuk ka treguar shkathtësi për këtë pozitë.
Në publikimin e raportit me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”, thuhet se ky proces ka dështuar dhe si i tillë të kthehet në pikën zero.
Gjatë monitorimit të këtij procesi, ata thonë se kanë parë një trajtim jo të barabartë që iu është bërë kandidatëve.