Fondi i Institutit të Albanologjisë pasurohet me botimet e QSPA-së

30 prill 2025 | 08:28

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) i dhuroi botimet e saj Institutit të Albanologjisë në Prishtinë.

Drejtoresha ekzekutive e kësaj qendre, prof. Diana Kastrati zhvilloi një takim me drejtorin e Institutit të Albanologjisë në Prishtinë, prof. Naim Berisha, në ambientet e institutit, ku edhe dhuroi botimet e QSPA-së.

Në këtë takim u fol për projekte dhe bashkëpunime të mundshme në të ardhmen mes dy institucioneve.

Në bibliotekën e Institutit të Albanologjisë sapo është krijuar këndi i librave arbëreshë, ku botimet e qendrës janë të parët libra që e përurojnë dhe njëkohësisht pasurojnë këtë hapësirë mbi studimet arbëreshe.

Drejtoresha e QSPA gjendej në Prishtinë edhe për Panairin e Librit Akademik dhe Shkencor i cili u zhvillua si një bashkëpunim mes akademive të shkencave të dy vendeve, si edhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. /atsh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” ka nisur një projekt të rëndësishëm…