Fondi i Sfidave të Kosovës, shpall Thirrjen e Parë për Shprehje të Interesit në mbështetje të trajnimeve bashkëpunuese në Kosovë

13 prill 16:46

Fondi i Sfidave të Kosovës (KCF) organizoi eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues.

Fondi u mandatua nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), e deleguar në Bankën për Zhvillim KfW dhe realizohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Eventi prezantoi Fondin e Sfidave të Kosovës si një instrument të dedikuar financimi, i krijuar për të rritur punësimin e të diplomuarve nga arsimi profesional (VET), por edhe per te fuqizuar produktivitetin dhe konkurueshmërinë e ndërmarrjeve në Kosovë.

Z. Vasili, Koordinator Rajonal në Njësinë e Menaxhimit të Fondit, u shpreh qe KCF synon të forcojë cilësinë dhe rëndësinë e tregut të punës së arsimit dhe aftësimit profesional, duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë, për projektet e përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues që zbatohen nga sipërmarrjet partnere mes institucioneve të trajnimit aftësues dhe ndërmarrjeve. Falë bashkëpunimit me institucionet aftësuese dhe ndërmarrjet, Fondi synon të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të arsimit dhe aftësimit profesional dhe përafrojë atë me nevojat e tregjeve rajonale të punës dhe synon gjithashtu te forcoje zhvillimin e politikave te punesimit dhe perafrimin e tyre me procesin e Stabilizim Asocimit te BE.

Në këtë webinar morrën pjesë përfaqësues të institucioneve publike përgjegjëse për arsimin dhe aftësimin profesional, organizatave të huaja, dhomës së tregtisë, ofruesit e trajnimeve aftësuese, ndërmarrjeve dhe shoqatave.

Në këtë event i cili është mbajtur përmes platformës zoom, ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës janë shkollat profesionale dhe aftësimi i të rinjve për tregun e punës.

“Në një nga prioritetet e qeverisës sonë janë edhe shkollat profesionale  aftësimi i të rinjve dhe  të rejave për tregun e punës. Shkollat profesionale janë përballuar me sfida të shumta e më së shumti të punës praktike të nxënësve”.

“Kemi numër të madh të të rinjve që janë të diplomuar, por që nuk i kanë të gjitha aftësitë e kërkuar nga bizneset. Jemi të interesuar që të punojmë afër në këtë drejtim, kemi vendosur si një nga pikat tona strategjike rifunksionalizimin e shkollave profesionale”, tha Nagavci..

Vera Baumann, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim,  në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, tha se ndihet mirë që edhe Qeveria e Kosovës e ka rikonfirmuar se aftësimi profesional është prioritet.

Ajo tha se për Gjermaninë ky sektor është tepër i rëndësishëm dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin.

“Qeveria e Kosovës  dhe e Gjermanisë, kanë rikonfirmuar se trajtimi profesional do të jetë sektor me prioritet. Aftësimi profesional  është mënyra e mirë e hapjes së vendeve të reja të punës. Për neve ky sektor është i rëndësishëm dhe do ta vazhdojmë ta mbështesim. Gjermania mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën edhe në aftësimin e arsimin profesional, tha Baumann.

Z. Rene Eschemann, Drejtor i Bankës për Zhvillim KfW në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se dëshirojnë të shohin nevojat që kanë kompanitë në Kosovë, që t’i bashkojnë me shkollat e aftësimit profesional. “Fondi i Sfidave të Kosovë do të shërbejë për të dëgjuar kërkesat e kompanive private se për çfarë kanë nevojë dhe synojmë t’i bashkojmë më shkollat profesionale të Kosovës. Për Kosovën do të fokusohemi për ata që janë të interesuar që dëshirojnë të kenë një aftësim të dy anshëm. Ftoj kompanitë që të aplikojnë, tha ai, duke theskaur gjithashtu që një sistem i fortë dhe modern i arsimit dhe aftësimit professional përbën shtyllën kryesore të komunitetit të biznesit dhe një bazë e mirë për të rinjtë që nisin përgatitjen për punësim.

Pikërisht për këtë arsye, Qeveria Gjermania nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW do të financojë Fondin e Sfidave të Kosovës duke alokuar 5.8 milion Euro për mbeshtetjen e arsimit professional në Kosovë. Trajnimi në praktikë, sipas tij, do t’i pajisë të rinjtë me aftësitë e duhura që kërkohen në tregun e punës dhe tu japë atyre një mundësi premtuese për të ardhmen.

Z. Frieder Woehrmann, Udhëheqës i Ekipit të njësisë së menaxhimit të Fondit, prezantoi procesin e aplikimit për shprehje të interesit dhe të përzgjedhjes. Ai tha se një ndër parimet kryesore të kësaj thirrje është edhe konkurrenca ndërmjet konsorciumeve të krijuara ndermjet shkollave profesionale dhe sipermarrjeve në Kosovë. Z. Woehrmann  tha se Fondi mbështet investimet  në infrastrukturë, blerjen e pajisjeve dhe makinerive per shkollat profesionale si dhe nevojat për trajnim, duke shtuar se do të sigurohen që procesi i selektimit do të jetë i drejtë dhe efikas.”Kemi procedurë e selektimit dhe të përzgjedhjes që të sigurohemi që të marrim vendimin e duhur. Do të bashkëpunojmë ngushtë për tu siguruar se aktivitetet janë në përputhje me pritshmëritë e tregut. Fondi do të operojë deri në 2025 dhe parashikon te finacoje 20 projekte te trajnimit bashkepunues. Shuma e granteve per cdo projekt varion nga 100,000 – 600,000 Euro.

Znj. Efka Heder, Drejtues i Ekipit  të  Projektit ALLED në Kosovë, tha se shkollat profesionale duhet të zhvillohen në të gjitha komunat.

Ajo tha se aktualisht mbështesin 27 shkolla, si dhe kanë bashkëpunim me 4 fakultetet të Universitetit të Prishtinës.

“Shkollat profesionale duhet të zhvillohen në të gjitha komunat pavarësisht zhvillimit ekonomik. Ne bashkëpunojmë me 4 fakultete të UP-së të cilat do të jenë mbështetëse të shkollave profesionale. Situata ekonomike nuk është e lehtë dhe potenciali për sipërmarrësit e rinj duhet të rritet”, tha ajo..

Znj.Nora Hasani, Drejtuese Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare, tha se  shumë kompani ankohet për mungesë të punëtorëve. Ajo tha se nga ky projekt mund të përfitojnë shkollat dhe kompanitë ku edhe bërë thirrje për aplikim

“Mund të them se ka shumë kompani që ankohen për mungesë të punëtorëve dhe si pasojë nuk mund të rrisnin bizneset. Shkollat dhe kompanitë mund të fitojnë shumë nga ky projekt. Ne inkurajojmë të gjithë të aplikojnë për këtë fond 5.8 milionë euro në dispozicion”, tha ajo.

Z. Sebastian Krull,  Përfaqësues i Programit YES të GiZ në Kosovë sqaroi se si Fondi i Sfidave te Kosovës ashtu edhe programi i GiZ “ Youth, Employment and Skills” operojnë nën të njëjtën llogjikë programimi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të aprovar nga Ministria Federale Për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik si donator.

Sipas tij, objektivi i këtyre dy projekteve është të rrisë shanset e punësimit për të rinjtë kosovarë duke përmirësuar cilësinë dhe rolin e arsimit dhe aftësimit professional në vend.   Krull sqaroi se një bashkëpunim i suksesshëm mes një shkolle profesionale dhe një sipërmarrjeje është i arritshëm dhe kërkon angazhimin e trajnuesve dhe mësuesve profesionisht, zbatimin e planeve sistematike mësimore, ngritja e rrjeteve të trajnimit dhe punësimit, por edhe bashkëpunimi me prindërit të cilët duhet të ndihen të sigurtë që fëmijët e tyre janë të mbrojtur.

KCF ofron burime domethënëse financiare dhe këshilluese për të mbështetur angazhimin masiv të modeleve të dyfishta dhe bashkëpunuese të arsimit profesionale. Duke ofruar mundësinë e përdorimit të elementëve inovativë dhe modernë, KCF inkurajon institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional të zgjerojnë më tej partneritetet me ndërmarrjet.

Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të kontaktoni:

Renato Vasili, [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të…