“Forca jote është më e madhe se çdo stuhi”/ Trixa me dedikim emocional, pasi e ëma u diagnostikua me kancer

02 janar 2026 | 21:26

Antigona, nëna e dy artistëve të njohur, Beatrix dhe Alban Ramosaj, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e ka bërë të ditur vet Antigona, duke njoftuar se tahsmë ka bërë kimioterapinë e parë, që e ka munduar goxha.

Me këtë rast, Trixa ka bërë një dedikim emocional për të ëmën, duke rikujtuar se sa e fortë është ajo.

Duke shpërndarë postimin e saj nga spitali, Trixa u shpreh se edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, nëna e saj zgjedh të buzëqeshë.

“Jam pafund falënderuese që e quaj atë nënë, edhe pse zemra më copëtohet duke e parë të ecë nëpër këtë stuhi. Ti do t’ia dalësh, mami. Sepse forca jote është më e madhe se çdo stuhi” u shpreh Trixa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi i votave po vazhdon. Tashmë janë numëruar mbi 97…