
Forca të shtuara të policisë, veteranët futen në oborrin e Kuvendit
06 qershor 2022
| 11:00
Veteranët e luftës së UÇK-së që po protestonin para Kuvendit të Kosovës, kanë hyrë në oborrin e tij.
Sipas raportimeve të medieve, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë kundër siç kanë thënë, diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.