Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

06 shtator 2020 | 15:14

Kosova sonte takohet me Greqinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. “Dardanët” kanë mungesa për këtë ndeshje dhe kjo do t’i paraqes mjaftë probleme trajnerit Bernard Challandes.

Sikurse në ndeshjen ndaj Moldavisë në portë pritet të jetë Arjanet Muqit, në repartin e mbrojtës pritet të ketë vetëm një ndryshim ku pozitën e mbrojtësit të majtë do ta zë Florent Hadergjonaj, derisa në mesfushën defensive do të jenë Valon Berisha me Dresheviqin.

Zenelin në ofensive do jetë se bashku me Celinën dhe Bernard Berishën, kurse sulmit do t’i prijë Atdhe Nuhiu.

Formacioni i Kosovës (4-2-3-1): Muriq, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V.Berisha, Dresheviq, Zeneli, Celina, B.Berisha, Nuhiu.

 (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka humbur njeriun e shtrenjtë.…