
FOTOREPORTERI I FAMSHËM I KOSOVËS ALBAN BUJARI
Ismet Sylejmani
Takim i rastit me fotoreporterin e famshëm Alban Bujari!
Në mes tjerash Alban Bujari tregon se si me rrypin e Tij të cilin e mban prej Marsit 1998 e deri sot, me të cilin në mungesë të litarëve, ka ndihmuar në lidhjen e arkivoleve dhe rivarrimin e Komandantit Legjendarë të UÇK-së Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë të familjes heroike JASHARI të Prekazit!
Alban Bujari, është enciklopedi e vërtetë e gjallë e luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës!
Shumë nga të rënët dhe të masakruarit shqiptar nëpër fushëbetejat e ndryshme dhe masakrat që ka kryer Serbia pushtuese mbi shqiptarët, janë perjetësuar nga syri dhe objektivi i aparatit të Tij!
Arkiva e Tij me fotografi është pasuri e madhe kombëtare, të cilën duhet ta ketë Kosova dhe Kombi ynë në memorjen e Tij!
Prishtinë, 14 Prill 2022!